Nis rikonstruktimi i rrugës Durrës-Shijak, një rrjet tërësish i amortizuar

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ka nisur rikonstruksioni i rrugës Durrës-Shijak, me një investim të rrjetin të ri të ujësjellësit dhe sistemimit të kanalizimeve në këtë zonë. Ky investim parashikon zëvendësimin e linjës së vjetër me një të re.

Nga kjo nisëm do të përfitojnë rreth 2600 banorë.

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Ujësjellës Kanalizimeve Alqi Bllako, tha se krahas rrjetit kryesor do të realizohet edhe rrjeti shpërndarës për një zonë që ka pasur problematika të shumta.

“Ndërmarrja e ujësjellës kanalizimeve Durrës ka parashikuar një investim për rehabilitimin e ujësjellësit nga Mulliri i Bullgarit deri në hyrje të qytetit të Shijakut. Një rrjet tërësish i amortizuar, i investuar para viteve ’90, i dëmtuar në të gjithë gjatësinë e tij e ka bërë e pamundur furnizimin me ujë në vazhdimësi për banorët e këtyre zonave e bizneseve,” – theksoi Bllako.

Ndërkohë, Drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato bëri me dije se menjëherë pas investimit të ujësjellësit do të merren masa për nisjen e rikonstruksionit të rrugës.

“Çdo investim që mund të bënte ARRSH-ja, sikurse po bëhet tani për rrjetin e ujësjellës kanalizimeve dhe kullimin e ujërave do të ishte e pamundur që të realizohej një infrastrukturë që të ruante  qëndrueshmërinë e rrugës, ndaj fillimi i këtyre punimeve  është diçka shumë e mirë për banoret e zonës ndërsa për ARRSH-ën hapet rruga për të ndërhyrë  menjëherë dhe për të filluar asfaltimin dhe sistemimin e kësaj rruge që është plotësisht e amortizuar,”- tha Qato.

Shpërndaje
Share.

Komento