Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Rai 3 tregon të vërtetën që ne heshtim: Shqipëria e betonit, krimit dhe popullit që nuk ngrihet për askënd

13:52 30/07/2025
Reading Time: 2 min lexim
Rai 3 tregon të vërtetën që ne heshtim: Shqipëria e betonit, krimit dhe popullit që nuk ngrihet për askënd

RAI 3 është rikthyer sërish në Shqipëri. Për të njëjtën histori. Për të njëjtën qeveri. Për të njëjtët emra dhe të njëjtat lidhje me krimin. Tregon një realitet që ne e dimë prej vitesh, e kemi përballë syve, e ndjejmë në xhepa dhe në mushkëri, por nuk bëjmë asgjë. E dimë kush po ndërton. E dimë se kullat në Tiranë po shtohen me ritme të frikshme dhe çmimet e tyre po shkojnë në 5.500 euro për metër katror. E dimë që nuk janë ndërtuar për ne. Por nuk e hapim gojën. Nuk e lëvizim as gishtin e vogël.

Në episodin më të fundit të emisionit investigativ “Report”, gazetarët italianë ekspozojnë një Tiranë të betonizuar, të mbushur me investime të paqarta, të fryra dhe shpesh të paligjshme. Tregojnë për arkitektët italianë që sjellin modelin e Milanos në zemër të një kryeqyteti ku njerëzit jetojnë me paga minimale dhe me frikë në zemër. Ngrihet sërish pyetja: kush po ndërton? Dhe nga vijnë gjithë këto para? Dhe përgjigjja është gjithnjë aty, në hijet që i njohim me emër, por nuk guxojmë t’i shqiptojmë.

Nuk është hera e parë. RAI 3 ka folur më parë për Olsi Ramën dhe lidhjet e tij me trafikantët e drogës, për makinat që ndante me ta, për dosjet gjyqësore ku emri i tij u zhduk pa gjurmë. Ka treguar se Engjëll Agaçi, sot Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, ka qenë avokat i trafikantëve shqiptarë në Itali. Që më pas hartoi marrëveshjen Rama-Meloni për emigrantët. Dhe kur këto fakte u publikuan, qeveria shqiptare bëri atë që di më mirë: sulmoi gazetarin, kërkoi censurë dhe ushtronte presion që pjesa e dytë e dokumentarit të mos dilte kurrë në dritë.

Dhe populli shqiptar? I ulur përballë televizorit, duke pritur që dikush tjetër të ngrihet për të. E vetmja lëvizje kolektive ishte zhgënjimi. Ky është realiteti që nuk na e sjell më as RAI 3, as gazetarët italianë: është realiteti që ne vetë e kemi ndërtuar me heshtje, frikë dhe servilizëm.

Na kanë zaptuar me beton, me propaganda, me patronazhistë dhe me premtime boshe. Shoku spiunon shokun. Vëllai shet vëllanë. Protestat mbeten bosh. Kauzat ngordhin sapo humbin vëmendjen. Jemi kthyer në një shoqëri që nuk ngrihet për askënd, nuk del për askënd, nuk beson më te askush. Dhe për këtë arsye, gjithçka ndodh mbi ne dhe kundër nesh.

Kur dikujt i shembet shtëpia, të tjerët filmojnë. Kur dikush ulëret “Ju lutem, hajdeni!”, përgjigjja është heshtja. Nuk jemi më një popull që ndihmon njëri-tjetrin. Jemi një popull që ka humbur ndjeshmërinë. Ka shitur votën, lirinë, të ardhmen. Qeveria vazhdon të shkelë mbi ne sepse ne nuk kemi më fuqi të qëndrojmë në këmbë.

 Dhe sa kohë që heshtim, gjithçka do të vazhdojë njësoj: Rama do të vazhdojë të betonojë, Rai 3 do të vazhdojë të denoncojë, dhe ne do të vazhdojmë të heshtim. Derisa të mos ketë më asgjë për të parë, asgjë për të thënë dhe askënd që të vijë.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: reformaeditorial

Të tjera

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës
Aktualitet

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

Prokuroria e Posaçme ka zbuluar detaje të reja që, sipas saj, forcojnë dyshimet se vila F6 në kompleksin “White Rocks”...

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”
Aktualitet

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

Kryeministri Rama, ka reaguar ndaj akuzave të ngritura nga protestuesit që prej javësh kërkojnë dorëheqjen e tij, duke mohuar çdo...

15:18 23/06/2026
Para
Kontratat kulturore në qendër të hetimit: SPAK heton lidhjet mes Veliajt dhe bashkëshortes Ajola Xoxa

Kontratat kulturore në qendër të hetimit: SPAK heton lidhjet mes Veliajt dhe bashkëshortes Ajola Xoxa

Lajmet e fundit

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Auron Tare sulmon Ramën: Kush mbron trashëgiminë është armik, ndërsa betoni në Përmet quhet patriotizëm?

Auron Tare sulmon Ramën: Kush mbron trashëgiminë është armik, ndërsa betoni në Përmet quhet patriotizëm?

14:55 23/06/2026
Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

11:19 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English