Skip to content
Të Gjitha

Ra nga kati i tretë, 44-vjeçari nga Durrësi dërgohet me urgjencë në spital

· 1 min lexim

Një 44-vjeçar me iniciale I.L. nga Durrësi ka rënë nga kati i tretë.

Ngjarja është regjistruar në pallatin ku ai banonte në lagjen nr.12.

Menjëherë 44-vjeçari u dërgua në spital dhe është nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

“Më datë 31.03.2020, rreth orës 09:40, në lagjen nr.12, Durrës, është rrëzuar nga kati i tretë i pallatit ku banon shtetasi I.L., 44 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.