Qyteti i origjinës së Covid-19 në Kinë me 11 milionë banorë rihap diskot

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në një kohë kur numri i rasteve të reja me Covid-19 dhe viktimave nga ky virus po rritet me ritëm shumë të lartë, në vendin ku virusi u shfaq për herë të parë gjërat kanë ndryshuar.

Në qytetin kinez Wuhan klubet e natës
janë rihapur dhe ka pasur zero raste të reja, ndërsa qyteti me 11 milionë banorë tashmë ka rifilluar jetën normale.

Në  Kinë situata duket se është shumë pranë normalitetit teksa në Vuhan nuk janë shënuar raste të transmetuara brenda komunitetit prej muajit maj.

Pjesa kontinentale e Kinës nuk ka regjistruar raste të reja prej 33 ditësh dhe me sa duket vendi komunist ka çrrënjosur krejtësisht epideminë.

Në të gjithë Kinën rregullisht janë regjistruar më pak se 100 raste ditore infektimi që prej fundit të prillit, edhe pse ishte vendi i parë i goditur nga infeksioni i rëndë.

Tre nga vaksinat kineze po prodhohen nga kompania shtetërore kineze Sinopharm në bashkëpunim me grupin amerikan Sinovac Biotech.

Shpërndaje
Share.

Komento