‘Qytetarë mos u besoni! Kanë mbirë si kërpudhat…’/ Me kë është zemëruar mjeku Tritan Kalo?

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo, ka reaguar për situatën e koronavirusit në vend, duke theksuar cilët janë tre elementët më thelbësorë për ndalimin e përhapjes së sëmundjes: Maskë, distancim fizik dhe higjienë.

Në një shkrim në rrjetet sociale, Kalo duket se, thumbon opinionistët dhe konsipracionistët, që bëjnë parashikime se si do të jetë situata në ditët në vijim.

Mjeku thekson se, duhen dëgjuar e besuar profesionistët që po përballen me sëmundjen, jo ata që i konsideron “protagonistë politikë apo gjithologë që kanë mbirë si kërpudhat në këto Kohë Kovidiane…..”

“Profesionalizmi duhet të prevalojë mbi protagonizmin apo politizimet e pabukëta dhe të pavenda, që jo rrallë dominojnë AGIT-PROPIN (Agjitacion-Propogandën) e sotëm kudo dhe nga kushdo… Pandemia nuk ka ngjyrim partiak apo ideologjik kudo në Botë përfshirë edhe Trojet Arbërore”,- shkruan Kalo

Postimi i plotë i mjekut infeksionist Tritan Kalo:

“Kohë kovidiane…18.10.2020 dhe në vijimësi…

MASKË, ose mbrotje e vijave të hyrjes të infeksionit nga Sars-Cov2/Covid-19, hundë e gojë për individët e shëndetshëm apo e përhapjes të infeksionit nga individët tashmë të prekur prej tij aty ku ka edhe më shumë mundësi përhapje, DISTANCIM fizik kur dhe kudo që është e mundëshme të realizohet një gjë e tillë, HIGJENA jonë dhe e mjedisve ku jetojmë, shkollohemi, punojmë apo shplodhemi ishin, janë dhe me siguri do të mbeten TRE ELEMENTËT thelbësorë, në përballjen me këtë sfidë mbarëbotërore….

M.D.H = Mbrojtja individuale dhe kolektive përkundrejt infeksionit nga Sars-Cov2/Covid-19, bëhet shumë më e sigurtë nëse Dituria mjeksore, profesionale dhe Durimi ynë si “il poppolo Albanese”, vijojnë të kombinohen dhe përforcohen me Humanizmin e stafit mjeksor dhe jo vetëm, si dhe me respektimin e çdokohshëm të Higjenës individuale dhe asaj kolektive, pa nënvlerësuar si deri më tash Higjenën e mjediseve kolektive, rrugëve, parqeve, mjeteve të transportit publik, ujërrjedhësve apo ujëgrumbullueseve në mjediset urbane dhe jo vetëm….

PROFESIONALIZMI duhet të prevalojë mbi PROTAGONIZMIN apo POLITIZIMET e pabukta dhe të pavënda, që jo rrallë dominojnë AGIT-PROPIN (Agjitacion-Propogandën) e sotëm kudo dhe nga kushdo…PANDEMIA nuku ka ngjyrim partiak apo ideologjik kudo në Botë përfshirë edhe Trojet Arbërore….BASHKË dhe në MIRËBESIM të fjalës dhe të punës sonë, me siguri do ia dalim mbanë edhe në përballjen me sfidën ndaj infeksionit nga Sars-Cov2/Covid-19….

DËGJONI dhe BESONI më shumë ato çka ju këshillojnë PROFESIONISTËT e terrenit, të vijës së parë të përballjes me sfidën ndaj infeksionit nga Sars-Cov2/Covid-19 , dhe mos dëgjoni, besoni dhe influencoheni nga Protagonistët politikë ose ata/ato profsionalë, apo edhe më keq të informimeve dhe opinionbërjes nga Gjithollogët, që fatkeqsisht kanë mbirë si këpurdhat në këto Kohë Kovidiane…..

NJERËZIMI është përballur dhe ka ngadhnjyer kurdoherë ndaj PANDEMIVE….MOS HARRONI se në qarkullim nuk ka vetëm Sars-Cov2, ndaj edhe më pak obsedim përkundrejt tij…PANIK jo e jo, KUJDES e DROJË po dhe vetëm po….Të Djelë dhe javë të re të mbarë miq, kolegë, të afërt dhe bashkëkombasit e mi….Together forever!!”

/GazetaReforma.com/

 

Shpërndaje
Share.

Komento