Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

QSUT vijon talljen me qytetarët për tenderin 7.2 milionë euro të ilaçit Daratumumab

20:23 12/04/2025
Reading Time: 2 min lexim
QSUT vijon talljen me qytetarët për tenderin 7.2 milionë euro të ilaçit Daratumumab

Një nga kontratat më të mëdha të këtij viti në sektorin publik shëndetësor, tenderi prej 7.2 milionë euro për furnizimin me ilaçin Daratumumab në QSUT, ka ngritur pikëpyetje të forta për mënyrën se si menaxhohen fondet dhe si shkelet e drejta e pacientëve për trajtim.

Edhe pse kontrata është shpallur me urgjencë për të trajtuar pacientët me leuçemi, barnat vijojnë të mungojnë, ndërsa QSUT shmang çdo formë llogaridhënieje.

Daratumumabi është një monoklonal antitrup i avancuar, i përdorur për të shtyrë përpara mbijetesën dhe cilësinë e jetës së pacientëve me leucemi të tipit mielomë multiple. Është ilaç që administrohet nëpërmjet infuzioneve spitalore dhe kërkon menaxhim të kujdesshëm klinik.

Në mungesë të këtij ilaçi, pacientët shqiptarë rrezikojnë jetën ose detyrohen të blejnë ilaçin me shpenzimet e veta, që në tregun farmaceutik kap vlera nga 1,200 deri në 2,000 euro për flakon.

Tenderi i zhvilluar nga QSUT për këtë ilaç përbën jo vetëm një shpenzim kolosal të buxhetit të shtetit, por edhe një test për integritetin e sistemit shëndetësor.

Kompania Rejsi Farma, në pronësi të Merita dhe Nexhat Sheqit, është shpallur fituese e tenderit me vlerë të plotë 7.2 milionë euro (me TVSH), pa asnjë ofertë tjetër konkurruese.

Procedura është zhvilluar në mars 2025 me pretendimin për nevojë të menjëhershme për ilaçin Daratumumab, një medikament kyç për trajtimin e mielomës multiple dhe formave të rënda të leuçemisë.

Por, dokumentet e tenderit tregojnë qartazi një proces që favorizoi vetëm një kompani, duke përjashtuar operatorët e tjerë me kritere të papërshtatshme për një garë të hapur.

Sipas kontratës, Rejsi Farma duhet të kishte dorëzuar 600 ampula të ilaçit menjëherë pas firmosjes.

Megjithatë, burime nga brenda QSUT dhe vetë pacientët raportojnë mungesën e barit në pavijonin e Hematologjisë. Kjo do të thotë që, ndonëse fondet janë alokuar dhe fituesi është shpallur, pacientët janë ende pa trajtim.

Rejsi Farma nuk është e panjohur për tenderët me flamuj të kuq në sektorin shëndetësor. Në vitet e fundit, kompania ka përfituar afro 20 milionë euro nga kontrata të ngjashme me spitale publike. Shumë prej tyre janë kritikuar për mungesë konkurrence dhe procedura të mbyllura.

Ky rast nuk është vetëm një skandal tenderimi. Është një krizë besimi, ku qytetarët e sëmurë rrezikojnë jetën, ndërsa institucionet sillen si pronarë të fondeve publike, jo si garant të shëndetit.

Nëse urgjenca në letra nuk përkthehet në trajtim real, atëherë çfarë vlere ka gjithë procedura?

Hetimi vijon dhe së bashku me të, edhe ankthi i qindra pacientëve që presin barnat e premtuara.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: QSUTtenderi

Të tjera

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën
Aktualitet

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

Ish-deputeti Myslym Murrizi ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, kryeministrit Edi Rama, drejtuesve të institucioneve të sigurisë dhe projektit...

22:56 23/06/2026
Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre
Aktualitet

Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

Problemi me një pjesë të mirë të medias në Shqipëri nuk është thjesht se raporton vonë, keq apo me frikë....

22:43 23/06/2026
Para
Dyfishohen kërkesat për divorc në Korçë: 750 raste gjatë vitit 2024

Dyfishohen kërkesat për divorc në Korçë: 750 raste gjatë vitit 2024

Lajmet e fundit

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

22:56 23/06/2026
Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

22:43 23/06/2026
Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English