Skip to content
Bota

Qindra të vrarë nga një sulm në një spital në Gazë, Izraeli e mohon përfshirjen

· 1 min lexim

Ministria e Shëndetësisë e Gazës tha të martën se Ushtria e Izraelit e ka bombarduar një spital në Qytetin e Gazës, i cili ishte i mbushur me të plagosur dhe me palestinezë të tjerë që po kërkonin strehim, duke i vrarë qindra prej tyre, raporton Associated Press (AP).

Izraeli i ka mohuar pretendimet se e ka bombarduar spitalin.

Në fotografitë e publikuara në rrjetet sociale shihet zjarr i madh në dhomat e Spitalit al-Ahli, xhama të thyer dhe copa të trupave të njerëzve nëpër zonë.

Ministria tha se të paktën 500 persona janë vrarë.

Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, e ka anuluar një takim të planifikuar për të mërkurën me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, në Aman të Jordanisë.

“Presidenti është shumë i zemëruar me lajmin për masakrën izraelite në spital në Gazë, dhe ai vendosi të kthehet menjëherë në Ramallah”, tha një zyrtar palestinez.

Ushtria e Izraelit tha të martën vonë se “të dhënat e inteligjencës tregojnë se grupi xhihadist palestinez është përgjegjës për sulmin ndaj spitalit”/rel