Skip to content
Politikë

Qeveria i jep Salillarit 11,4 mln euro tender pa garë, Vasili del me thirrjen urgjente

· 2 min lexim

Autoriteti Rrugor Shqiptar i ka dhënë tenderin  për mirëmbajtjen e akseve kryesore të Rajonit Jugor kompanisë së ndërtimit ‘Salillari’. Konrata e tenderit me vlerë 11,4 milionë euro i është dhënë kësaj kompanie pa garë, pasi ‘Salillari’ ka qenë garuese e vetme. Krahas kësaj çështja çalon më shumë  në faktin  se oferta e dhënë nga kompania fituese është sa 99,99% e fondit limit, me një diferencë prej rreth vetëm 800 euro nga tavani që kishte vendosur ARRSH.

Ndërkohë që lidhur me këtë skandal ka reaguar nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, i cili i ben thirrje SPAK që të hetoje skandalin.

Reagimi i plotë i Vasilit:
Badërdi dhe vjedhje diten per diell me parate e shqiptareve, SPAK vepro!

Nuk ka te ndalur grabitja e terbuar e taksave te shqiptareve nga qeveria dhe klientet e saj.  Tenderi i mirembajtjes se rrugeve te jugut jepet me 99.99% te çmimit.  Vjedhje me shume se kaq hapur nuk ka se ku te veje.  Se ne çfare derexheje eshte niveli i rrugeve dhe mirmbajtja e tyre te gjithe e shohin perdite.  Qeveria, qe nuk jep asnje lek kompesim per cmimin e naftes, apo vajit dhe bukes per qytetaret, i dhuron klienteve te saj tendera me 99.99% te cmimit dhe dhjetra milion euro.

Por si te mos mjaftoje kjo miliarda leke vazhdon te grabise qeveria permes klienteve te saj te perhershem.  Ne do ti drejtohemi SPAK-ut dhe do perdorim çdo mekanizem parlamentar dhe politik qe keto skadale kaq te renda te denohen dhe te marrin fund keto vjedhje gjigande te mundit e djerses se shqiptareve.