Skip to content
Kryesore

Qeveria e Mitsotakis përballet me largimin e dy ministrave

· 1 min lexim

Qeveria greke është përballur me dy largime të rëndësishme së fundmi.

Mediat greke kanë raportuar se Ministri i Shtetit, Stavros Papastavrou dhe zëvendëskryeministri, Janis Bratakos kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre tek kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.

Bëhet me dije se Mitsotakis pranoi kërkesat e tyre dhe i falënderoi për bashkëpunimin.

Këto lëvizje në qeverinë greke vijnë në një moment kur kryeministrit Mitsotakis i është kërkuar dorëheqja, teksa opozita ka përgatitur një mocion mosbesimi.