Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave vendosi të zbatojë vendimin e Gjykatës së Drejtave të Njeriut për të paguar dëmshpërblimin ndaj familjeve të prekura nga tragjedia e Gërdecit. Ministria e Financave do të kryejë pagesën e shumave të depozituara pas paraqitjes së dokumentacionit ligjor brenda 3 muajve nga data e vendimit përfundimtar të gjykatës. Nëse pagesa nuk bëhet brenda këtij afati, do të paguhen interesa të thjeshta në përputhje me kursin e huas së Bankës Qendrore Evropiane, plus 3%. Fondi rezervë i buxhetit të shtetit për vitin 2024 do të mbulojë efektet financiare të këtij vendimi.
Atentat me dy viktima në Lezhë, ekzekutohet në lëvizje 39-vjeçari i akuzuar më herët për vrasje dhe bashkëshortja e tij
Një atentat i rëndë me armë zjarri ka ndodhur këtë të diel në zonën e Balldrenit në Lezhë, ku dy...








