- Reklamë -spot_img
8.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitet“Qesh mirë kush qesh i fundit”, asgjë nuk ia zbeh dot shkëlqimin...

“Qesh mirë kush qesh i fundit”, asgjë nuk ia zbeh dot shkëlqimin Elsa Lilës (Foto)

- Reklamë -spot_img

Këngëtarja shqiptare Elsa Lila, ikonë e muzikës, tashmë ka vërtetuar pafajësinë e saj.  Ajo u arrestua pak kohë më parë nga autoritetet italiane, dhe ndaj saj u bë mënjëherë një “gjyq publik” i padrejtë.

Në ndryshin nga popujt e tjerë që mbrojnë me fanatzëm artistët e tyre, shqiptarët nxituan të hedhin direkt baltë mbi këngëtaren ikonë Elsa Lilën pa ditur akoma shumë detaje dhe pa pritur vendimin e gjyqësorit në Itali.

Theksojmë se lajmin e lirimit të këngëtares e bëri të ditur Saimir Vishaj, i cili është edhe daja i Elsa Lilës. Pasi tha se shqiptarët kanë vjellë vrer dhe zbuloi se ka drekuar në Itali me të, daja i Elsës ka publikuar një foto ku shkruan: “Qesh mirë kush qesh i fundit”.

“Jam kthyer sot nga Italia. Kam drekuar me të. Janë pushuar të gjitha akuzat. E gjitha një keqkuptim. Pafajësia e saj ka qenë që në momentet e para. Kam qenë me të. Më vjen turp që bashkëpunëtorët tanë, kanë vjellë vrer për Elsën”, tha Vishaj, avokati dhe njëkohësisht daja i këngëtares.

Kujtojmë se këngëtarja Elsa Lila u shoqërua nga autoritetet italiane pasi akuzohej si një person i përfshirë në një grup kriminal që merrej me trafikun e drogës.  Elsa Lila është vajzë emigrante që na bëri të gjithë krenarë me arritjet e saj jo vetëm në Shqipëri por edhe në vendin fqinj, Itali.

Por në momentet e saj më të vështira, të gjithë ata që e kishin adhuruar me vite të tëra, nuk hezituan të nxirrnin vrer mbi figurën e saj.

/ Gazeta Reforma

- Reklamë -spot_img

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj

Shkarko Snapfood dhe fito 10% ulje në porosinë e parë