Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Qeset plastike njëpërdorimshe, paralajmëron Kumbaro: Ja kur nisin gjobat dhe kontrollet!

21:01 15/06/2022
Reading Time: 2 min lexim

Ministrja Mirela Kumbaro  ka organizuar një takim me përfaqësues të prodhuesve të qeseve plastike, anëtarë të Bashkimit Tregtar të Shqipërisë,  përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Inspektorati i Tregut dhe Agjencia Kombëtare e Mjedisit. Në takimin e zhvilluar në ambjentet e Ministrinsë së Turizmit dhe Mjedisit ka thënë se gjatë kësaj kohe do të ketë takime të shpeshta për të arritur në zbatimin e plotë të ndryshimeve ligjore që u votuan më 17 mars në Parlament.

Më 1 korrik grupet inspektuese nisin monitorimin e rreptë për zbatimin e ligjit që ndalon prodhimin, importimin dhe tregtimin e qeseve plastike njëpërdorimshe.

Kumbaro është shprehur se kjo nisëm duhet t’ju shërbejë qytetarëve të përdorin çantat shumëpërdorimshe apo trajsat dhe se qytetarët nuk detyrohen të blejnë qeset me parametrat e rinj.

 

“Ligji është miratuar në datën 17 mars në parlament dhe qëllimisht hyri në fuqi në 1 qershor për t’u lënë kohë subjekteve që të informohen dhe të marrin masat. Gjatë gjithë kësaj periudhe grupet tona kanë qenë në terren për të informuar dyqanet, supermarketet, tregjet për këtë nismë ligjore. Në këto ditë të para nuk ka qenë qëllim gjobitja, por informimi dhe sensibilizimi. Prej 1 korrikut, grupet inspektuese nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për importuesit, nga Inspektorati i Tregjeve për tregtuesit dhe nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit për prodhuesit, do të jenë të rreptë duke aplikuar kontrolle dhe gjobat sipas parashikimeve ligjore për këdo që shkel ligjin. Qeset sipas standardit të ri janë shumëpërdorimshe, por përtej kësaj qytetarët nuk janë të detyruar aspak t’i blejnë. Inkurajojmë shumë çantat shumëpërdorimshe, trajsat dhe çdo mjet tjetër transporti miqësor me mjedisin”, ka thënë ministrja Mirela Kumbaro.

 

Ministrja pranoi sugjerimet e prodhuesve të qeseve plastike për të pasur një rregullim ligjor që përfshin implementimin e elementëve vizualë me qëllim gjurmimin e qartë të prodhuesve dhe dallimin e parametrave që janë përdorur në prodhimin e qeses.

 

“Gjatë kësaj periudhe do të kemi mbledhje çdo dy javë, me qëllim që të kemi një pasqyrë sa më reale të gjendjes në terren”, ka shtuar ministrja e Turizmit dhe Mjedisit.

 

Qeset që ndalohen janë ato njëpërdorimshe mbajtëse, me trashësi më të vogël se 70 mikron dhe kapacitet më pak se 10 kilogramë. Sipas ndryshimeve ligjore, importimi, prodhimi dhe hedhja në treg e qeseve që nuk plotësojnë standardet e reja dënohet me gjobë nga 500 000 deri në 1,500,000 lekë, me sekuestrim të qeseve dhe deri në heqje të licensës së aktivitetit.

 

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin
Aktualitet

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, duke ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj drejtuesve që shkelin...

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!
Aktualitet

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

E rëndësishme për të mos u harruar: Oligarkët janë pjesë e sistemit që protesta po kundërshton! Kjo protestë është kundër...

16:00 18/06/2026
Para
Amerika dhuron një shumë të majme për Ukrainën, zbuloni shifrën

Amerika dhuron një shumë të majme për Ukrainën, zbuloni shifrën

Lajmet e fundit

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English