Qëlluan me kallashnikov Inez Hajrullën në Lungomare, jepet masa e sigurisë për dy të arrestuarit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë për dy nga autorët e atentatit ndaj Inez Hajrullës.

Për Daut Elmazin dhe Albano Goxhajn, gjykata ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Ndërkohë dy të arrestuarit e tjerë pritet ta mësojnë masën e sigurisë në ditët në vijim.

Të katër të rinjtë u arrestuan për ngjarjen e datës 10 maj në Lungomare në Vlorë, në atentatin ndaj Inez Hajrullës.

Ata e qëlluan me armë zjarri kur 27-vjeçari ndodhej në makinën e tij.

Më pas Hajrulla iu kundërpërgjigj, edhe me ndihmën e personave të tjerë, që ndodheshin me të në makinë.

Si pasojë e të shtënave u plagos edhe një këmbësor.

Inez Hajrulla u arrestua më 4 qershor, por më 23 korrik u lirua nga Gjykata e Vlorës.

Ky organ doli në konkluzionin se arma e gjetur në vendngjarje nuk mund të qëllonte.

Inez Hajrulla është person me precedentë të shumtë penal, si trafik droge, vrasje apo grabitje.

Ai konsiderohet një person me rrezikshmëri të lartë dhe i ka shpëtuar dy atentateve.

Më 27 nëntor të 2017-ës, ai humbi këmbët pas një shpërthimi tritoli në makinën e tij “Jeep”.

Inez Hajrulla është nipi i biznesmenit Robert Hajrulla dhe njihet ndryshi si “ Ini i Çones”.

Shpërndaje
Share.

Komento