Një ngjarje e rëndë ndodhi në Durrës, te Shkëmbi i Kavajës, ku një baba mbajti peng dy fëmijët e tij të mitur për disa orë. Pas orësh negociata, Aleks Marku u bind nga forcat speciale RENEA të dorëzohet pa përdorur më armën. Gjatë negociatave, momentet ishin të tensionuara ndërsa fëmijët qanin dhe e lutnin Aleks Markun të dorëzohej. Rreth orës 07:00, Marku pranoi të hapë derën dhe u shoqërua nga policia në gjendje të rënduar psikologjike. Ai kishte thënë se qëlloi nga dritarja sepse ndihej i kërcënuar nga disa persona, megjithëse nuk specifikoi kush. Ai kishte qëlluar mbi 15 herë nga ballkoni, dhe dëmet në apartamentin e marrë me qira ishin të dukshme.
Horoskopi: 9 gusht 2025
Dashi Dita të gjen energjik dhe me dëshirë për të vepruar. Një projekt personal ose profesional që e ke lënë...