Qëllon me armë zjarri nga makina, policia i vë prangat vëllait të ish-ministrit të PS-së

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Më herët banorët e një lagjeje kanë telefonuar policinë, pasi një person ka qenë duke qëlluar me armë pa leje, mirëpo mesa duket personi që e ka kryer këtë akt nuk është tërësisht i panjohur.

Mësohet se bëhet fjalë për Altin Isarajn, vëllain e ish-deputetin e partisë Socialiste, Arben Isaraj, i cili është arrestuar në flagrancë, pasi kishte qëlluar me armë nga një mjet.

Mirëpo Altin Isaraj mesa duket nuk ka për ta pasur të lehtë, pasi mësohet se ai ka qenë në arrest shtëpie, pasi është duke u hetuar për vepra të tjera penale, ku përfshihen trafik i armëve të zjarrit dhe shpërndarje e lëndëve narkotike.

“A. I., 48 vjeç, banues në Tiranë (me masë sigurie “arrest shtëpie”). Në sallën operative ka ardhur telefonatë nga qytetarët se në rrugën e rezervave të shtetit është qëlluar në ajër me armë zjarri nga një mjet. Shërbimet e policisë në bazë të karakteristikave të dhëna kanë bërë ndalimin e mjetit me drejtues shtetasin A. I., dhe pasagjer shtetasit R. E., 15 vjeç dhe E. E., 27 vjeç (vëllezër)”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Shpërndaje
Share.

Komento