Protesta për prishjen e fidanishtes së UBT-së/ Studentët shkelmojnë rrethimin e Bashkisë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kohëve të fundit protestat në kryeqytet kanë qenë kryefjala e ditës, ndërkohë që ditën e sotme janë dy vatra të rëndësishme, njëra tek Bregu i Lumit, ku janë duke u prishur 38 shtëpi, ndërsa tjetër është në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Për ditën e katërt me radhë studentët dhe pedagogët, të cilët tashmë e kanë bojkotuar mësimin janë mbledhur dhe kanë filluar që të godasin për të rrëzuar llamarinat metalike të vendosura për të rrethuar vendin e cila më parë përdorej si fidanishte nga universiteti.

Mirëpo këto përpjekje kanë marrë edhe kundërpërgjigje nga policia, të cilët janë përpjekur t’i largojnë studentët që aty.

“Po heqim llamarinat , nuk kemi punë me Policët dhe pse kemi kundërshtimin e tyre. Ne përpiqemi ti rrëzojmë në shenjë simbolike. Unë nuk jam sulmuar nga Policia, ashtu dhe shokët e mi” është shprehur një prej studentëve.

Megjithatë studentët lajmërojnë se nuk do të ndalojë protesta, përkundrazi do të përshkallzohet dhe hapi i radhës thonë se do të jetë marshimi drejt Bashkisë së Tiranës.

“Do ketë një përshkallëzim, do të vijojë me marshim deri në Bashki. Nuk jemi kundër ndërtimit të shkollës, por po na prishin zonën ne zhvillojmë praktikat tona mësimore.” është shprehur një studente.

Ndërkohë që nga pedagogët ka qenë Lush Susaj ai që ka folur duke bërë thirrje për mbështetje, ndërkohë që ka thëën se nuk ka nevojë që të përballen çdo mëngjes me 40 policë.

“Gjithë jemi pro ndërtimit të shkollës, por në pika të tjera jo në këtë pikë. S’kemi pse përballemi me 40 policë. Ata nuk kanë pse vijnë në mënyrë arrogante pa leje. Skemi pse përballemi cdo ditë në mëngjes. Është artificiale dhe e panevojshme kjo situatë nga Bashkia e Tiranës apo nëse ky vendim është marrë më lart.” është shprehur pedagogu.

Shpërndaje
Share.

Komento