Skip to content
Kronikë

Qëlloi të vëllain me thikë, arrestohet 20-vjeçari në Durrës

· 2 min lexim

Një 20-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit pasi pas një konflikti për motive të dobëta ka plagosur vëllain e tij me mjet prerës.

Sipas njoftimit të policisë, është arrestuar në flagrancë shtetasi E.0 i cili akuzohet për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Ndërkohë vëllai i tij, 27-vjeçari E.O ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:
Plagosi me mjet prerës vëllanë e tij, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. O., 20 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, në lagjen nr. 13, Durrës, ka goditur me mjet prerës (thikë), vëllanë e tij, shtetasin E. O., 27 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. Sh., 55 vjeç, banues në Fier, pasi u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Kujtojmë se dy persona janë arrestuar ditën e sotme nga Policia e Durrësit, teksa akuzohen për vepra të ndryshme penale. Njëri prej tyre mësohet se ishte shpallur më herët në kërkim.

Bëhet me dije nga njoftimi i policisë se Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, e ka dënuar Emanuel Hasran me 4 muaj burg në vitin 2017 për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Gjthashtu mësohet se në prangat e policisë së Durrësit ka rënë edhe 20-vjeçari me inicialet R.R. Sipas Policisë, i riu ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëjetuesen e tij.