Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Qëlloi me breshëri plumbash, e pëson keq i “forti” në Vlorë

13:30 15/02/2022
Reading Time: 2 min lexim

Policia e Vlorës ka reaguar me “dorë të hekurt” duke arrestuar 3 persona, proceduar penalisht 5 të tjerë, si dhe shpallur në kërkim 1 tjetër.  Ato akuzohen për vepra të ndryshme penale.  Mes të arrestuarve është edhe shtetasi E. D., 37 vjeç, i cili ka trembur pasditen e djeshme qytetarët e Vlorës, teksa ka qëlluar disa herë me armë zjarri në ajër.

Njoftimi i policisë së shtetit:

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin E. D., 37 vjeç, banues në lagjen “Kushtrimi”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”, sepse pasditen e djeshme, ka qëlluar në ajër me armë zjarri pistoletë në lagjen ”Bashkimi”. Gjithashtu u arrestuan shtetasit S. K., 35 vjeç dhe K. A., 31 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi nuk kanë njoftuar organet kompetente, për këtë ngjarje.

Po nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë u procedua penalisht për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, shtetasi A. D., 63 vjeç, banues në fshatin Delisuf, sepse në afërsi të banesës së tij, në fshatin Delisuf, ka ndërtuar pa lejen e organeve kompetente.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Delvinë proceduan penalisht për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, shtetasin M. A., 36 vjeç, banues në Varfaj, Delvinë, si dhe bënë shpalljen në kërkim për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, të shtetasit L. Sh., banues në Delvinë, pasi ka bërë kallëzim shtetasi B. T., me detyrë inspektor i ADMZ Vlorë, se shtetasi M. A. e ka kanosur për shkak të detyrës, ndërsa shtetasi L. Sh. ka prerë dru, në mënyrë të paligjshme.

Po nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Delvinë u proceduan penalisht shtetasit:

  1. H., 40 vjeç, banues në Delvinë, për veprën penale “Përndjekja”;
  2. A., 47 vjeç dhe A. T., 27 vjeç, banues në Delvinë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.

 

Shtetasja E. A., 47 vjeçe, banuese në Delvinë, ka bërë kallëzim se është përndjekur nga shtetasi A. H., të cilin më pas e ka goditur me grushte bashkëshorti i 47-vjeçares, shtetasi L. A. dhe shoku i këtij të fundit, shtetasi A. T.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën
Aktualitet

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

Ish-deputeti Myslym Murrizi ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, kryeministrit Edi Rama, drejtuesve të institucioneve të sigurisë dhe projektit...

22:56 23/06/2026
Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre
Aktualitet

Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

Problemi me një pjesë të mirë të medias në Shqipëri nuk është thjesht se raporton vonë, keq apo me frikë....

22:43 23/06/2026
Para
27-vjeçari i përndiqte gruan, burri dhe shoku i tij gjejnë “zgjidhjen” tek grushtet

27-vjeçari i përndiqte gruan, burri dhe shoku i tij gjejnë "zgjidhjen" tek grushtet

Lajmet e fundit

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

22:56 23/06/2026
Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

22:43 23/06/2026
Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English