Skip to content
Të Gjitha

Qëlloi me automatik në ajër, 21-vjeçarit i vihen prangat

· 1 min lexim

Një person është arrestuar nga policia, pasi qëlloi me armë në ajër.

Në pranga ka rënë një 21-vjeçar me iniciale K.V.

Ky i fundit qëlloi me armë zjarri në ajër disa herë, në lagjen Nr.5 në Laç .

Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi 1 armë zjarri automatik dhe 5 fishekë.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Kurbinit për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Kurbin

Qëllon me armë zjarri në ajër, arrestohet në flagrancë nga Policia.

Sekuestrohet një armë zjarri dhe një krehër me 5 fishekë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

  1. V., 21 vjeç ,banues në Laç, Kurbin.

Ky shtetas, në lagjen nr. 5, Laç, Kurbin, ka qëlluar me armë zjarri në ajër disa herë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë u gjetën 1 armë zjarri automatik P.M.SH dhe 5 fishekë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.