Skip to content
Kronikë

Qëlloi me armë në ajër duke terrorizuar qytetarët, arrestohet 43-vjeçari në Shkodër

· 1 min lexim

Balil Murataj, 43-vjeç është arrestuar nga policia në qytetin e Shkodrës pasi qëlloi me armë zjarri në ajër nga makina e tij në lëvizje.

Mësohet se 43-vjeçari terrorizoi zonën e Bardhajve në njësinë Rrethina gjatë pasditës së sotme. Në ecje e sipër me automjetin e tij, ai ka qëlluar në ajër me armë zjarri disa herë.

Pas sinjalizimeve nga banorët, policia bëri të mundur arrestimin e tij.