Skip to content
Kryesore

Qëlloi me armë drejt një lokali, arrestohet 33-vjeçari

· 1 min lexim

Policia e Kurbinit ka finalizuar operacionin policor të koduar “Escape”, për kapjen e një shtetasi me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i shpallur në kërkim.

Gjatë operacionit, është arrestuar në Fushë Kuqe, shtetasi Gentjan Markaj, 33 vjeç, i cili dyshohet se më 31 korrik 2024 ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit të shtetasit F. S, për arsye të dobëta.

Për këtë ngjarje, Gjykata e Shkallës së Parë për Juridiksionin e Përgjithshëm të Lezhës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për Markajn, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” (mbetur në tentativë) dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit.”

Materialet përkatëse janë dorëzuar në Prokurori për veprime të mëtejshme.