Skip to content
Të Gjitha

Qëlloi me armë dhe çau postbllokun e policisë, arrestohet “i forti” në Elbasan që nuk iu bind urdhërit për ndalim

· 1 min lexim

Një makinë përplasi ditën e sotme 4 automjete, ndërsa goditi edhe një postbllok policie.

Ngjarja u regjistrua në Elbasan, ndërsa policia ishte vënë në ndjekje të mjetit që nga Korça.

Policia e Korçës i bëri me shenjë drejtuesit të mjetit, Aldiron Shehu, që të ndalonte, por ky i fundit nuk iu bind.

Ai vazhdoi më pas drejt Pogradecit dhe më pas në Elbasan.

Në qytetin e Elbasanit policia i kishte bërë postobllok, por sërish drejtuesi i mjetit nuk ndaloi.

Efektivët kanë qëlluar me armë në ajër, ndërsa Shehu iu kundërpërgjigj.

Ky i fundit ndërsa shkëmbente zjarr me policinë,. U përplas me dy makinë, një autoshkollë dhe një automjet policie.

Si pasojë e përplasjes janë plagosur Eugen Abdurrazaku (polic), Albert Cani (drejtues i autoshkollës), Adriana Muka, Diana dhe Durim Plaka (burrë e grua).

Së bashku me Shehun, ata janë dërguar për mjekim në spital.  Aldiron Shehu udhëtonte me një mjet “Volksëagen Passat” me targa greke nga Korça.

Ndërkohë ka nisur edhe një hetim i thellë për zbardhjen e ngjarjes në fjalë.