Që nga apartamenti duplex deri te “Ford Fiesta”, gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme ngec në Vetting

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren e Gjykatës së Posaçme, Marsela Balilin.

KPK kreu hetimin vetëm për kriterin e pasurisë.

Kërkesa e gjyqtares për hetimin edhe të dy kritereve të tjera, aftësisë profesionale dhe pastërtisë së figurës, u hodh poshtë nga Komisioni.

Në raportin e ILDKPKI, rezulton se deklarimi nuk është i saktë dhe ka fshehje të pasurisë.

Në pronësi të gjyqtares janë një apartament duplex në Tiranë, i blerë në vitin 2010, për shumën e 125 mijë eurove.

Si burim është deklaruar një kredi, shitja e një apartamenti, 14 mijë euro hua, ndërsa i duhet të shlyejë edhe 10 mijë euro.

Komisioni ka gjetur mospërputhje për blerjen dhe pagimin e kësteve për këtë apartament.

Ka ndryshim në aktmarrëveshjen që është deklaruar në 2007-ën, por edhe në çmim, duke rezultuar se apartamenti është blerë më pas nga sa ishte tregu.

Ndërsa për makinën “Ford Fiesta” të blerë për 4 mijë euro në 2012-ën, është deklaruar si burim, një pjesë huaje, marrë shtetasit M.M.

Për ligjshmërinë e të ardhurave të këtij personi ka dyshime të forta, për shkak të mungesës së dokumentacionit dhe mospërputhjeve të deklarimit.

Parregullsi janë gjetur edhe tek llogaritë për fëmijët e mitur, ku rezulton se çifti ka pasur mungesë financiare.

Gjithashtu gjyqtarja ka deklaruar se ka marrë dy shuma nga babai i saj në SHBA, për blerjen e një apartamenti në Vlorë.

Subjekti nuk ka deklaruar përdorimin e aprtamentit, ndërsa rezulton se babai i gjyqtares ka pasur mundësi financiare për këtë pasuri.

Mospërputhje janë konstatuar edhe për një motoçikletë në emër të bashkëshortit, të blerë në 2012-ën, për 140 mijë lekë të reja.

Shpërndaje
Share.

Komento