Skip to content
Kryesore

Qarkullonte i armatosur, arrestohet i riu në Astir

· 1 min lexim

Policia e Tiranës ka arrestuar një 37-vjeçar, i cili u kap duke lëvizur i armatosur në një nga lagjet e kryeqytetit.

Gjatë operacionit “Trigger” në zonën e Astirit, u arrestua David Simoni, i cili po lëvizte me këmbë dhe mbante një pistoletë të ngarkuar në çantë.

Pas arrestimit, u sekuestrua arma dhe 37-vjeçari, banues në Lezhë dhe me precedentë të mëparshëm për vjedhje, u vu në pranga.

Akuzohet për “Mbajtjen pa leje dhe prodhimin e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Çështja është referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme.