Pyjet e Shqipërisë po shfarosen nga sharra dhe zjarri/ Raporti i KLSH: Prej 3 dekadash s’ka inventar për…  

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prej disa kohësh në vend pyjet po digjen me shpejtësi dhe marrja e masave për parandalimin e zjarreve është thuajse zero.

Prej tre ditësh në malin e Priskës në afërsi të Tiranës, pjesë e Bashkisë Tiranë, po digjen për të disatën herë drurët dhe livadhet.

Por deri tani zjarret kanë vazhduar punën të pa shqetësuar, në një kohë që asnjë masë nuk është marrë, edhe pse e gjithë Tiranë e ka parë dhe fotografuar këtë ngjarje të turpshme.

Një ditë më parë “Gazeta Reforma” publikoi edhe një lajm për prerjet masive të drurëve në pylin e Bizës, ku kamionë të mëdhenj të ngarkuar rrafsh me dru, vinin të pa shqetësuar deri afër kryeqytetit.

Por një vit më parë, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar raportin e auditit për periudhën 2016 – 2018, mbi efektivitetin e menaxhimit dhe administrimit të fondit pyjor dhe kullosor duke dalë në përfundimin se strategjia për zhvillimin e sektorit në Shqipëri ka qenë tërësisht e pa përditësuar e rrjedhimisht jofunksionale, duke bërë që prej disa vitesh sektori i pyjeve të funksionojë pa objektiva dhe drejtime të qarta strategjike.

Në raport theksohet se numri i lartë i shkeljeve të konstatuara dhe mungesa e arkëtimit të sanksioneve administrative kanë cenuar zbatimin e moratoriumit për pyjet në Shqipëri.

Një tjetër problem lidhet me mungesën e inventarizimit të pyjeve, që sipas është KLSH-së për një periudhë prej më shumë se tre dekadash duke bërë që informacioni mbi fondin pyjor të jetë jo plotësisht i saktë dhe i pa përditësuar.

KLSH deklaron se ligji që aktualisht rregullon fondin pyjor në Shqipëri është miratuar që në vitin 2005 dhe ka ndryshuar 7 herë gjatë kësaj periudhe, ndërsa shton se abuzimet në pyje nuk vijnë vetëm nga persona individualë, por edhe nga kompani të organizuara sipas të gjitha dispozitave ligjore.

/GazetaReforma.com/

Shpërndaje
Share.

Komento