Skip to content
Aktualitet

Pushuesit nga Kosova dhe pak të huaj mbajnë “gjallë” turizmin edhe në shtator

· 1 min lexim

Ky vit kishte bilancin më negativ për sektorin e turizmit në vend, ku e gjithë industria e turizmit thuajse u paralizua për shkak të politikave të gabuara izoluese dhe jo të mirë studiuara të qeverisë “Rama”.

Izolimi i shtrënguar dhe mungesa e politikave ndihmëse nga ana e ministrisë së Turizmit dhe qeverisë, bëri që shumë biznese turistike dhe shërbimesh të falimentojnë.

Pasojë ishte mbyllja e shumë njësive turistike dhe hedhja në rrugë e qindra të papunëve që dolën nga ky sektor.

Por temperaturat e larta të shtatorit po e mbajnë gjallë atë pak sezon turistik, përmes pushuesve vendas dhe atyre nga rajoni, që shijojnë plazhet e shumta të Adriatikut.

Pas një vere të konsideruar “të suksesshme” nga ana e ministrisë së Turizmit, aq sa mund të lejonte pandemia, operatorët turistikë shpresojnë për një shtator të mbarë dhe kërkojnë heqjen e kufizimit të orarit të muzikës në bregdet.

Polakët kanë qenë gjithashtu pushues besnikë të këtij sezoni në plazhet e Shqipërisë.

Edhe pse më të pakët në numër, krahasuar me sezonet e kaluara shumë polakë, kryesisht të rinj, zgjodhën Durrësin, si destinacion për pushimet edhe në 10-ditëshin e parë të shtatorit.

/Burimi: TCH/ Përshtati: GazetaReforma.com/