Skip to content
Kryesore

Pushuesi humb jetën sapo hyn në det, dyshimet e para

· 1 min lexim

Një ngjarje tragjike është shënuar mëngjesin e sotëm në plazhin e Velipojës, ku një 81-vjeçar ka humbur jetën rreth orës 09:30. Viktima është identifikuar si Gjon Rroku, banues në fshatin Gur i Zi.

Sipas njoftimit të Policisë, dyshohet se shkak për vdekjen e të moshuarit është bërë një arrest kardiak.

Njoftimi i Policisë:

Informacion paraprak/Rreth orës 09:30, në plazhin e Velipojës, shtetasi Gj. Rr., 81 vjeç, banues në fshatin Gur i Zi, sapo ka hyrë në det, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.