Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Pushteti prej veshi: Pse ‘palloshi i gjatë’ lë ende në detyrë Belinda Ballukun?

19:28 09/11/2025
Reading Time: 2 min lexim

Ka ministra që bien për një firmë të gabuar, e ka ministra që ngjiten për çdo shkelje të mundshme. Belinda Balluku është shembulli i dytë. Sa më shumë akuza, aq më shumë mikrofona. Sa më thellë shkon SPAK, aq më shumë fjalime e takime pune.

Çudirat ndodhin vetëm në Shqipëri: sa më shumë të të kapin me dorën në qyp, aq më shumë e meriton podiumin.

Së fundmi në Athinë ajo foli për “Shqipërinë eksportuese të energjisë deri në 2030”. Foli për “bashkëpunim transatlantik” me SHBA-në dhe BE-në, për korridore e interkonjeksione, për një Shqipëri që do bëhet pjesë e lojës së madhe energjetike.

Në çdo rresht, një fjalor perfekt për t’u duartrokitur jashtë. Por prapa atyre fjalëve qëndron një ministre që SPAK e heton për tendera të manipuluar, për një sistem ku i shkruan një drejtori vartës “nga ti varet e ardhmja ime.”

Llogaraja e Belindës është vetëm “nxemja” për dosjen e saj në SPAK. E ndërkohë që hetimet zgjerohen, vijnë edhe dëshmi të reja si ajo e Behgjet Pacollit, i cili tha hapur atë që shumë e dinin, por pak e kishin guximin ta thonin:

Belinda Balluku ka paracaktuar fituesin e konçesionit për ndërtimin e aeroportit të Vlorës dhe përcaktonte edhe nënkontraktorët që do të kryenin punimet për ndërtimin e strukturave të aeroportit.

E tha me emër dhe me projekt konkret: një hangar 21.2 milionë euro për aeroportin e Vlorës. Takimi, sipas tij, ka ndodhur në Kryeministri. Pra, me Edi Ramën në tavolinë.

Asnjë reagim nga Rama. As shenjë pezullimi, as koment, as distancim. Heshtje e plotë.

Teksa lajmet vlojnë dhe akuzat bëhen gjithnjë e më të rënda, edhe deklarata e Pacollit na duket tashmë normale. Sepse Belinda e ka kapur Ramën prej veshi.

Dhe ai, i pafuqishëm përballë skandaleve që i shpërthejnë në qeveri, qëndron në heshtje. E duket se nuk është më çështje besimi, por dobësie. Balluku është figura që i kujton çdo ditë se sistemi që ka ndërtuar nuk komandohet më prej tij, por mbahet në këmbë nga njerëz si ajo.

E ka kapur prej veshi dhe nuk e lëshon. Dhe ai, që i ka quajtur të tjerët “vegla të sistemit”, është bërë vetë vegël në dorën e sistemit që krijoi.

Rama, që dikur fliste për “rilindje institucionale”, është shndërruar në peng politik të bashkëpunëtorëve të vet.

Një qeveri që nuk pastron dot as vetveten, nuk mund të flasë për reformë. Një kryeministër që nuk ka më autoritet të kërkojë dorëheqje nga askush, nuk drejton më, vetëm mbulon.

Mediat, që prej kohësh kanë humbur misionin, në vend që t’i kërkojnë llogari, i japin skenë. I lëshojnë mikrofonin një zyrtareje që përmendet çdo ditë në dosjet e hetimit, një zyrtareje që çdo ditë i shtohet një aferë e re.

Por, Belinda Balluku është vetë fotografia e qeverisë, që e di se në vendin tonë drejtësia vonon, e pushteti harron…

Etiketa: Belinda Ballukuedi ramareformaeditorialSPAK

Të tjera

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet
Kryesore

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

Studentët shqiptarë në Shkup do të dalin sërish në protestë më 18 maj, për të kërkuar të drejtën që provimi...

18:03 15/05/2026
Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik
Kryesore

Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

Kupa e Botës 2026 pritet të jetë edicioni më i madh në historinë e futbollit, por bashkë me spektaklin dhe...

22:20 14/05/2026
Para
Horoskopi sot, 11 mars 2022

Horoskopi: 10 nëntor 2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

18:03 15/05/2026
Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

22:20 14/05/2026
Me 10 milionë lekë kapital, Donald Veshaj kërkon nga Rama leje për kullë 33 kate në Vlorë

Me 10 milionë lekë kapital, Donald Veshaj kërkon nga Rama leje për kullë 33 kate në Vlorë

14:22 09/05/2026
RTSH i jep 9.5 mln euro tenderin Idea-Tel, anëtari i KVO denoncon korrupsion dhe çmim të fryrë

RTSH i jep 9.5 mln euro tenderin Idea-Tel, anëtari i KVO denoncon korrupsion dhe çmim të fryrë

18:48 08/05/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.