Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Punonjësit e Policisë së Burgjeve lejohen të mbajnë armë jashtë orarit të shërbimit

10:22 11/10/2024
Reading Time: 3 min lexim

Punonjësit e Policisë së Burgjeve do të kenë të drejtën të mbajnë armën e shërbimit edhe jashtë orarit të punës. Me vendimin e marrë dje (10 tetor 2024) qeveria përcakton rregullat se kur një efektiv i burgjeve, mund të mbajë armën e vënë në dispozicion nga institucioni jashtë orareve të shërbimit madje mund ta marrë me vete edhe në shtëpi. Për këtë duhet që punonjësi të bëjë një kërkesë drejtuar titullarit, i cili mbledh një komision. Ky i fundit merr në shqyrtim dhe shprehet me vendim të arsyetuar, brenda 30 ditëve nga marrja e kërkesës së punonjësit të Policisë së Burgjeve nëse pranon apo refuzon tia lejojë armën e shërbimit jashtë orarit.

Si do të mbahet arma?
Vendimi ka përcaktuar dhe si do të mbahet arma.

“Jashtë orëve të shërbimit, arma mbahet nën veshje e paekspozuar, në brez ose nën sqetull, e futur në këllëf të siguruar me kapëse që të mos dalë në mënyrë të pavullnetshme, në gjendje të shkrehur dhe e vendosur në siguresë, pa fishekë në folenë e fishekut dhe pa krehër, thuhet në vendim

Me armë në shtëpi 
Gjithashtu në vendim sqarohet dhe si do të ruhet arma në banesë. Do të jetë një specialist policie i autorizuar nga titullari që do të bëjë verifikimin e kushteve të ruajtjes së armëve në banesë.

Në banesë, armën duhet ta ruajë brenda ambientit të saj, në kasetë metalike të posaçme, e bërë posaçërisht për të mbajtur armë zjarri, e blinduar, me trashësi e mekanizëm dhe çelës sigurie, e cila duhet të betonohet ose të saldohet në mënyrë të palëvizshme në mur, për të hequr mundësinë e rrëmbimit së bashku me armën.

Kaseta duhet të jetë e siguruar me çelës, që mbahet nga punonjësi i Policisë së Burgjeve, për të mos u përdorur nga persona të tjerë, si dhe të mos ketë elemente të dukshme ekspozimi apo perceptimi.
Arma në kasetë ruhet e vendosur në siguresë dhe e ndarë nga municioni dhe duhet të sigurohet me kavo bllokimi, i cili kalon në fyellin e tytës ose me bllokues të këmbëzës së shkrepjes, të kyçur me çelës, i cili mbahet nga përdoruesi i certifikuar i armës së zjarrit” thuhet në vendim.                                          

Kushtet
Sipas vendimit, punonjësi i policisë së Burgjeve nuk duhet të jetë në ndjekje penale, do të duhet të dorëzojë një vërtetim se nuk është në ndjekje penale dhe dëshminë për aftësinë për punë, lëshuar nga organet kompetentë. Do të dorëzojë një vetë deklarimin për pajisjen me kasetë metalike për mbajtjen e armës në banesë. Në rastet kur punonjësi pezullohet, lirohet ose largohet nga Policia e Burgjeve automatikisht humb të drejtën e mbajtjes së armës personale jashtë orëve të shërbimit, si dhe detyrohet ta dorëzojë menjëherë këtë të fundit.

Vendimi i miratuar ne qeveri

“Vendimi për përcaktimin e kushteve për mbajtjen e armës  në përdorim personal, edhe jashtë orëve të shërbimit, nga punonjësi i policisë së burgjeve në mbështetje të nenit 100 të kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 14, të   ligjit nr.80/2020, “për policinë e burgjeve”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të drejtësisë, këshilli i ministrave.

Etiketa: efektivet e burgjevekushtetlejohet armavendimi

Të tjera

Kaos pas bllokimit të rrugës Librazhd-Përrenjas, bileta e furgonit deri 40 për qind më shtrenjtë
Aktualitet

Kaos pas bllokimit të rrugës Librazhd-Përrenjas, bileta e furgonit deri 40 për qind më shtrenjtë

Bllokimi prej pesë ditësh i aksit Librazhd-Përrenjas po shkakton pasoja të rënda për qarkullimin dhe ekonominë e familjeve në juglindje...

15:06 25/02/2026
Irena Beqiraj: Është ligësi të thuash se rrugët na i prishi shiu
Aktualitet

Irena Beqiraj: Është ligësi të thuash se rrugët na i prishi shiu

Ekonomistja Irena Beqiraj ka reaguar ashpër përmes një postimi në Facebook lidhur me gjendjen e infrastrukturës rrugore në Shqipëri, duke...

14:54 25/02/2026
Para
Policia zbardh vjedhjen e 200 mijë eurove nga taksisti, në kërkim 4 gjeorgjianë

Policia zbardh vjedhjen e 200 mijë eurove nga taksisti, në kërkim 4 gjeorgjianë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Kaos pas bllokimit të rrugës Librazhd-Përrenjas, bileta e furgonit deri 40 për qind më shtrenjtë

Kaos pas bllokimit të rrugës Librazhd-Përrenjas, bileta e furgonit deri 40 për qind më shtrenjtë

15:06 25/02/2026
Irena Beqiraj: Është ligësi të thuash se rrugët na i prishi shiu

Irena Beqiraj: Është ligësi të thuash se rrugët na i prishi shiu

14:54 25/02/2026
Alarm nga Banka Botërore: Shqipëria paguan shtrenjtë për investime të dobëta në transport

Alarm nga Banka Botërore: Shqipëria paguan shtrenjtë për investime të dobëta në transport

14:42 25/02/2026
Pushohet nga puna mësuesja Mine Hasani, e denoncuar për dhunë ndaj nxënësve në shkollën 9-vjeçare në Kamëz

Pushohet nga puna mësuesja Mine Hasani, e denoncuar për dhunë ndaj nxënësve në shkollën 9-vjeçare në Kamëz

14:15 25/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.