Skip to content
Të Gjitha

Punon për Albpetrolin në Sarandë, plagoset rëndë 30-vjeçari. Policia asnjë reagim

· 1 min lexim

Një aksident i rëndë në punë raportohet se ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Sarandë.

Një 30-vjeçar mësohet se është paraqitur me plagë të rënda në Spitalin e Sarandës. Kreshnik Balla, me banim në Elbasan, është paraqitur në Urgjencën e Sarandës me këmbë të thyer dhe goditje të rëndë në gjoks.

Balla është punonjës i firmës “Ermir” e cila punon për Albpetrolin në Sarandë.

30-vjeçari dyshohet të jetë rrëzuar nga një lartësi e madhe teksa punonte.

Policia ndërkohë akoma nuk ka dhënë asnjë informacion në lidhje me këtë ngjarje, kjo ka ngritur dyshime që mund të jetë tentuar për ta mbajtur të fshehtë.