Skip to content
Kronikë

Punëtori u aksidentua në punë, arrestohet pronari i banesës në Pogradec

· 2 min lexim

Një ngjarje  e rëndë ndodhi ditën e djeshme në fshatin Hudënisht në Pogradec, ku u rrëzua duke punuar një 59-vjeçar i identifikuar si Reshit Laraku. Policia e Pogradecit ditën e sotme ka arrestuar pronarin e banesës.

Kujtojmë se gjatë punimeve në banesën e 47 vjeçarit (e pajisur me leje ndërtimi dhe dokumentacion të rregullt) është rrëzuar nga shkallët Reshit Laraku, i cili mori dëmtime në kokë dhe aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Arrestohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pronari i banesës, në të cilën dje, gjatë punës, u dëmtua një punëtor.

Në vijim të veprimeve procedurale të kryera në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në fshatin Hudënisht, Pogradec, ku gjatë punës u dëmtua shtetasi R. L., 58 vjeç, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh. P., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë punimeve në banesën e tij (e pajisur me leje ndërtimi dhe dokumentacion të rregullt) është rrëzuar nga shkallët 58-vjeçari, i cili mori dëmtime në kokë dhe aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë.  Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.