Punëtorët ranë në kontakt me korentin, ndërpriten punimet për rehabilitimin e përroit të Zaranikës

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Punimet për rehabilitimin e përroit të Zaranikës janë ndaluar, pasi dy punëtorë kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Ata u aksidentuan, pasi presa e betonit kapi telat elektrikë.

Mësohet se punëtorët ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Identiteti i tyre ndërkohë nuk është bërë ende i ditur.

Sipas “Dosja.al”, ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë dhe ende nuk ka një informacion zyrtar.

Fituesja e tenderit për rehabilitimin e përroit të Zaranikës është kompania “Bajrami”,

Edhe pse kishte tre kompani të tjera në garë, Ministria e Bujqësisë nxorri disa kleçka dhe zgjodhi ofertën më të shtrenjtë, e cila është 300 milion lekë të vjetra.

Në krahasim me “Bajramin”, firmat e tjera garuese kishin reputacion më të mirë në fushën e ndërtimit.

Shpërndaje
Share.

Komento