U akuzua nga PD për fshehje të dënimit, kryebashkiaku i Vaut të Dejës depoziton shenjat e gishtave

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kreu i Bashkisë së Vaut të Dejës, Mark Babani ka depozituar në Institutin e Policisë Shkencore shenjat e gishtave.

Ai u shpreh për “Balkanweb”, se ka zbatuar detyrimin ligjor pas kërkesës së Prokurorisë.

Më 10 shtator, Partia Demokratike, nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhit, akuzoi Babanin se ka fshehur dënimin në formularin e dekriminalizimit.

Sipas PD, Babani është arrestuar në Itali për vjedhje makinash, ndërsa ka precedentë penalë edhe në Maqedoninë e Veriut.

Bardhi paraqiti edhe disa dokumenta, nëpërmjet të cilave pretendon se Babani ka përdorur edhe tre identitete të tjerë të rremë.

Ato janë:

  1. Mark Ndoc Babani, i datëlindjes 24.12.1965
    2. Marq Saimir Babaj, i datëlindjes 11.06.1967
    3. Ylli Saimir Babaj, i datëlindjes 02.11.1968

Nëse Prokuroria vërteton pretendimet e PD, atëherë kreu i Bashkisë së Vaut të Dejës duhet të japë dorëheqjen, si dhe duhet të ndiqet penalisht për fshehje të dënimit në formularin e dekriminalizimit.

Mark Babani është kyebashkiaku i tretë socialist i akuzuar nga PD, pas Valdrin Pjetrit të Shkodrës dhe Agim Kajmakut të Vorës.

Shpërndaje
Share.

Komento