Publikoi videon e kryebashkiakut të Bulqizës duke konsumuar kokainë, gazetari dhe njerëzit e tij kërcënohen me jetë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gazetari Artan Hoxha njihet për punët e tij investigative dhe denoncimet e shumta ndaj problematikave të ndryshme.

Por, puna e tij duket të mos jetë aq e lehtë.

I tillë është edhe rasti i fundit.

Që në nëntor të vitit 2019 gazetari kishte deklaruar se kishte një video të një politikani, por nuk dha detaje të tjera.

Mirëpo, tërmeti i 26 nëntorit, siç ka pranuar Hoxha, e hoqi nga vëmendja e tij këtë filmim.

Disa ditë më parë ai ishte i ftuar në “Opinion”, ku po diskutohej rreth ligjit të dekriminalizimit dhe kryebashkiakëve.

Ai iu rikthye sërish çështjes në fjalë, duke deklaruar se në video është një kryetar bashkie që konsumon lëndë narkotike në ambiente publike.

Kjo deklaratë e tij u shoqërua me një lumë komentesh dhe aludimesh.

Ky filmim tashmë është publikuar dhe pretendohet se protagonist i videos është krybashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla.

Pamje nga videoja

Mirëpo, gazetari deklaroi pak më parë në studion e ABC News se është kërcënuar që kjo video të mos publikohej.

Pas deklaratës së tij rreth videos në fjalë, përveç gazetarit kërcënime kanë marrë edhe njerëzit pranë tij.

Kështu, ai i bëri thirrje policisë të marrë masa rreth këtyre kërcënimeve.

Dje gjatë gjithë ditës dhe gjatë gjithë darkës por ka vazhduar me të gjitha llojet e mundësive që kjo video të evitohet. Për mua nuk përbën objektiv kryesor personi por fenomeni. Mbrojtja ime më e mirë është e vërteta por e vështirë se ne kemi fëmijë, grua pas. I bëj thirrje policisë në Dibër dhe Tiranë se nëse do të ketë pasoja mbi njerëz që s’kanë lidhje me këtë histori. Policia të ketë para syve nëse do të ketë ngjarje pas publikimit të videos, mbi ta do të ketë pasoja të rënda. Kanë kërcënuar me jetë njerëzish dhe familjesh, që të mos publikohet kjo video. Janë njerëz që janë kërcënuar që të mos publikohen këto pamje. Mendojnë se kjo bëhet për interesa lokale dhe për të kontrolluar territorin. Më thanë, nëse ti bën këtë, filani atje ka për t’a paguar,”-tha Hoxha.

Nga ana tjetër, kryebashkiaku Alla është shprehur se videoja është e montuar dhe e cilësoi një sulm politik.

Shpërndaje
Share.

Komento