Skip to content
Bota

Publikohet bilanci: Rritet numri i viktimave nga Covid-19 në Itali

· 1 min lexim

Itali duket se po mbyll me rezultate shpresëdhënëse një javë shumë të rëndësishme për qeverinë vendase, që pritet të marrë masa të reja.

Ndonëse bilancet mbeten proekupuese, krahasuar me fillimin e epidemisë diferenca e dukshme vihet re.

Së fundmi, autoritetet italiane njoftojnë se në 24 orët e fundit janë regjistruar 87 viktima dhe 593 raste pozitive me Covid-19.

Krahasuar me ditën e djeshme, vihet re se numri i viktimave është rritur, sepse dje u shënuan 70 viktima, kurse numri i të prekurve ka mbetur i pandryshueshëm.

Deri tani, numri i përgjithshëm i viktimave është 33,229 ndërsa ai i të infektuarve 232,248.

Sakaq, janë shëruar 2,240 persona, duke e çuar numrin total të të shëruarve në 152,844, ndërsa raste aktive me Covid-19 janë 46,175.

Pacientë që po kurohen në struktura spitalore janë 7,094,  475 e të cilëve janë të shtruar në repartet e terapisë intesive.

Në rajonin e Lombardisë, rajoni më i prekur në shtetin fqinj, numri i viktimave është 16, 012.

Disa rajone italiane si Basilicata, Calabria, Umbria, Abruzzo, Bolzano nuk kanë regjistruar asnjë rast pozitiv në 24 orët e fundit.