Skip to content
Aktualitet

“Pse s’ke maskë?”/ Rama i kërkon llogari gazetares, po ministreve të tij kush u kërkon llogari? (Video)

· 2 min lexim

Një tjetër veprim shqetësues vjen sërish sot nga kryeministri Edi Rama.

Nga ambientet e shkollës “4 Dëshmorët” në Tiranë, Kryeministri sëbashku me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, dhanë një prononcim për media në kuadër të nisjes së vaksinimit të mësuesve mëngjesin e sotëm.

Ajo që u vu re dhe qarkulloi në të gjitha mediat është momenti kur Rama, kryeministri i vendit, largon me duar gazetarën nga kolegët e tjerë, pasi nuk kishte maskën mbrojtëse.

Po ti pse s’mban maskë”,-i tha Rama dhe menjëherë ajo iu përgjigj. “E kam harruar në makinë”-ia ktheu gazetarja Edona Haklaj. Rama e urdhëroi të shkonte dhe ta merrte në makinë.  “Shko në makinë, ik merre”-tha Rama.

Pavarësisht se vetë Rama mbante me dorë një maskë që i  rrinte e lirë, duke i zbuluar pjesët e fytyrës, Rama këmbënguli derisa e largoi gazetaren.

Por nëse gazetarës i kërkoi “llogari” kryeministri, po ministreve të tij dhe deputetëve që enden në mbledhje elektorale pa maska e grumbullime masive njerëzish, kush do u kërkojë llogari?

Për Ramën, nuk ka vërtet rëndësi shëndeti iI shqiptarëve, pasi është parë qartë se zyrtarë e ministra të qeverisë janë kapur shpesh në shkelje duke zhvilluar takime që rrezikojnë shëndetin e qytetarëve. Mjafton të përmendim ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila i ka shkelur rregullat me të dyja këmbët, madje disa herë në ditë.

Në vend që të jenë shembull për qytetarët duke e zbatuar të parët ligjin, ministrat e Ramës janë të parët që për të fituar vota sillen sikur ligji nuk ekziston.

Nëse vërtet Rama si kryeministër dhe përgjegjës i vendit do të ishteiI interesuar për shëndetin dhe ecurinë e pandemisë në vend, nuk do të priste 21 vdekje në ditë për të mbledhur komitetin dhe për më të tepër, duke lënë të njëjtat rregulla në fuqi.

https://www.facebook.com/watch/?v=186801952950344