Detaje të reja dalin në dritë nga krimi në familjen Tanushi në rrugën “Apollonia” në Bathore.
Mbrëmjen e sotme orës 17:40 në Bathore Agron Tanushi ka vrarë me armë zjarri kunatën e tij shtetasen Jetmira Hasani pas një konflikti të çastit në banesën e tyre.
Dosja.al ka mësuar se sherri i sotëm që ka sjellë vrasjen në Bathore, ka nisur për mbeturinat. Jetmira Hasani, viktima, jetonte në katin e dytë edhe pse ishte divorcuar prej katër vitesh me të vëllanë e autorit, Agron Tanushi.
Prej kohësh, viktima dhe autori kishin konflikte pasi Hasani pretendonte se kishte ‘pjesë’ në shtëpinë e ish-burrit. Kështu, për të njëjtën arsye, Agron Tanushi dhe Jetmira Hasani u konfliktuan edhe mbrëmjen e sotme për mbeturinat.