Ditën e sotme kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur nga Jala për zhvillimet më të fundit në vend, duke nisur nga hetimet që SPAK ka nisur ndaj tij. Ai tha se nuk ka asnjë njohuri apo kuriozitet për ndonjë hetim të SPAK ndërsa shtoi se mezi po pret shtatorin.
Pyetje: Pse përdorni mbiemrin Meta dhe jo Metaj ?
Meta: Për lehtësi në komunikim me publikun, është cështje tjetër. Unë kam qenë e jam ai që më njohin të gjithë.
Pyetje: Po në formularin e deklarimit?
Meta: Nuk ka asnjë rëndësi kjo cështje, certifikata publike nje kontribut tjetër per SPAK. Ku të dojë SPAK formularet ti kërkojë nga cerdhja e gjtihcka tjetër. Ne i cojmë cdo ditë letra, shkresa, firma të Edi Ramës të minsitrave të kpërfshirë në aferën më skandaloze e më të zezë.
Kur u njohët me faktin që SPAK ka nisur këtë hetim?
Meta: S’kam asnjë njohuri të vecante e asnjë kurioziet për cdo hetim. Jam njohur me urdhrin e porosine e kryetarit të partisë shtet ne kongresin e partise se tij ndaj SPAK për të nisur hetime për Ilir Metën dhe Sali Berishën e ata që i kanë prishur gjumin përgjithmonë këtij zotërtie që i ka rënë skema e pasjes së opozitës në xhep e tani me opoziten përballë ka dalë zbuluar me skandalet e tij në krye të qeverisë
Pyetje: Socialistët shtatorin e shohin si nje muaj përballje me ju për shkak të një dosje të pretenduar në ngarkimin tuaj?
Meta: Që nga 25 korriku unë kam dalë përballë të gjithë atyre të cilët kanë një kohë të gjatë që punojnë kundër interesave kombëtare, interesit të shtetit tonë, interesit publik, kundër rinisë, duke nxitur depresionin, demotivimin e saj e largimin me qëllim zëvendësimin me bangladeshas.
Unë mezi po e pres 1 ,2 shtatorin e në vijimësi, tani jemi në një fushë ku pa asnjë diskutim do fitojë e drejta, e vërteta, ata patjetër do stisin e do shpikin por këtë rradhë do shpartallohen.