Skip to content
Politikë

PS rimerr drejtimin e Bashkisë së Kukësit, Albert Halilaj fiton me rezultat të thellë

· 1 min lexim

Partia Socialiste merr sërish drejtimin e Bashkisë së Kukësit. Kandidati socialist Albert Halilaj  ka mundur me një rezultat të thellë rivalin e koalicionit Bashkë Fitojmë, Emri Vata me një diferencë prej rreth 5000 vota.

Pandeli Majko, drejtues i PS-së për qarkun e Kukësit është shprehur se ky qytet i ka futur në borxh, me fitoren që morën për të udhëhequr bashkinë.

“Kjo është fitore e një djali që fiton në Kukës dhe që do tu shërbejë të gjithëve pa asnjë dallim partiak. I kemi një borxh të madh Kukësit. Ky borxh nuk shpërblehet me fjalë, por me vepra”, u shpreh Majko.