Skip to content
Aktualitet

PS miratoi kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor/ Meta vazhdon takimin me ministren austriake

· 2 min lexim

Partia Socialiste ashtu si paralajmëroi edhe një ditë më parë ka miratuar te “Ligjet”, kërkesën për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Më herët Kreu i Shtetit në përgjigje për Komisionin e Ligjeve  ishte shprehur i gatshëm të paraqitej në seancë në datën 10 maj, duke deklaruar se nuk mund të anulonte axhendën e ditës së sotme.

Presidenti Meta ditëne  sotme ka zhvilluar një takim me Ministren Federale për Çështjet e Bashkimit evropian, znj.Karoline Edtstadler.

Me anë të një njoftimi për mediat Meta ka thënë se ishte një kënaqësi dhe se e vlerëson miqësinë e hershme mes dy vendeve tona dhe mbështetjes së pakursyer të Austrisë. Gjithashtu ai ka theksuar se sfida më e madhe në këtë proces është zbatimi i kritereve të Kopenhagenit.

“Kënaqësi të takohesha me Ministren Federale për Çështjet e BE dhe Kushtetutën të Republikës së Austrisë, znj.Karoline Edtstadler. Vlerësova miqësinë e hershme mes dy vendeve tona dhe mbështetjen e pakursyer të Austrisë, si në marrëdhëniet dypalëshe ashtu edhe ndaj procesit të integrimit europian.

Theksova se sfida jonë më e madhe në këtë proces është zbatimi i Kritereve të Kopenhagës, kyç jo vetëm për përparimin e Shqipërisë me negociatat e anëtarësimit, por veçanërisht për të motivuar të rinjtë, që të ndërtojnë të ardhmen e tyre europiane në vendin tonë”,ka shkruar Presidenca.