Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

PS mbledh Asamblenë online, Balla: Do ngrihet komisioni për të analizuar 25 prilli, fazat që do ndiqen!

18:27 02/06/2021
Reading Time: 3 min lexim

Ditën e sotme është mbledhur online, Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, e cila po zhvillohet pa praninë e kryeministrit Edi Rama. Kujtojmë se kryeministri ndodhet në Turqi së bashku me disa ministra për takime pune. Asambleja e PS-së u drejtua nga sekretari i Përgjithshëm, Taulant Balla, i cili ka hedhur në votim edhe rendin e ditës. Balla e ka nisur fjalën e tij me një urim për anëtarësinë, patronazhistët dhe kontributorët për fitoren e mandatit të tretë, teksa theksoi se do të ketë një analizë të plotë të rezultatit të zgjedhjeve në çdo qark dhe qendër votimi. Ndër të tjera ai ka theksuar se Kongresi i PS-së që do të mbahet më 12 qershor do të shënojë edhe fillimin e një fushate hapje të re për Partinë Socialiste.

“Kjo është mbledhja jonë e parë pas fitores së Zgjedhjeve të 25 Prillit dhe natyrshëm një urim për gjithë anëtarësinë, patronazhistët dhe kontributorët tanë në fitoren historike të mandatit të tretë, të cilën, të gjithë së bashku e arritëm me një rezultat të qartë, bindës, kuptimplotë.
Duke mos harruar se kemi përmbyllur një mandate të dytë, më të vështirin në këto 30 vite, për shkak të tërmetit të 26 Nëntorit dhe të pandemisë.
Si anëtarë të Organizmit më të lartë përfaqësues të Partisë Socialiste, kemi të gjithë nderin e të qenit pjesë e kësaj skuadre fituese dhe është përgjegjësia jonë ta lexojmë rezultatin me përgjegjësinë e të qenit Partia më e madhe në Shqipëri, duke e vlerësuar rezultatin e 25 Prillit si një mundësi të madhe për Shqipërinë.
Ne do të bëjmë një analizë të plotë të rezultatit të zgjedhjeve në çdo qark në muajt në vijim, por dua të rinënvizoj faktin se ne do të kishim 78 mandatë, pra edhe katër mandate më shumë, nëse nuk do të ishte numri i madh i votave të pavlefshme, të atyre që zgjodhën PS, 12 në Dibër, në Shkodër, Tiranë dhe Elbasan, por që votën preferenciale për kandidatin e vendosën gabim.

Por si në çdo kompeticion, ne sot jemi në kohën e duhur për të filluar një analizë të thellë të rezultatit në çdo qendër votimi, pra në çdo organizatë socialiste, në çdo Këshill Socialist, në çdo bashki dhe në çdo qark.
Nga kjo analizë dhe ripërtëritje e fuqisë sonë organizative ne duhet të bëhemi tërësisht gati për fitoren e zgjedhjeve vendore të vitit 2023, dhe ato parlamentare në vitin 2025”, deklaroi Balla.

Balla ka vazhduar më tej duke thënë se duhet të përmirësohet përbërja e strukturave të Partisë Socialiste në të gjitha qarqet e vendit. Gjithashtu ai ka thënë se do të ketë një forcim të strukturave organizative, të cilat sipas tij jo në të gjithë territorin kanë dhe kishin efektivitetin e duhur sipas tragetit të vendosur.

“Prandaj Asambleja Kombëtare, me kërkesë të Kryetarit të Partisë, do të thërrasë Kongresin e Jashtëzakonshëm, për fillimin e një fushatë hapjeje të re, më të madhe dhe reale të Partisë Socialiste, duke iu ofruar një mundësi të besueshme përfshirjeje të të gjithë atyre që duan të bëhen pjesë e strukturave tona vendore.
Kongresi do të autorizojë Kryetarin dhe Kryesinë e Partisë për ngritjen e menjëhershme të një Komisioni i Posaçëm Riorganizimi”, u shpreh sekretari i Përgjithshëm i PS.

Ai tha më tej se përbërja e Komisionit të Posaçëm të Riorganizmit dhe të analizës, do të synojë mbulimin e të gjithë territorit të vendit me qëllim zhvillimin e një analize të njëtrajtshme dhe efektive në çdo cep të Shqipërisë.
“Më 12 qershor, familja jonë, Partia Socialiste mbush 30 vjeç dhe 12 qershori është dita e duhur sepse 12 ishte dhe numri i duhur për të thirrur kongresin tonë të jashtëzakonshëm, ku jo vetëm të kremtojmë si duhet këtë përvjetor kaq të rëndësishëm me të gjithë brezat që kanë kontribuuar në PS, por natyrshëm në Kongres kryetari i PS dhe përfaqësues të tjerë do të paraqesim vizionin Shqipëria 2030, si dhe angazhimet kryesore të programit të ri qeverisës”, u shpreh Balla.

Etiketa: AsamblejaPSTaulant Balla

Të lidhura

Paditi për shpifje Agron Shehajn, Lapaj paraqitet në GJKKO
Kryesore

Paditi për shpifje Agron Shehajn, Lapaj paraqitet në GJKKO

Adriatik Lapaj është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të procesit gjyqësor...

11:48 09/05/2025
15 vjetori i anëtarësimit në NATO/ Ambasada Amerikane: Së bashku më të fortë
Kryesore

Zgjedhjet e 11 majit, ambasada amerikane mesazh për qytetarët

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar një mesazh të qartë dhe të fortë në prag të zgjedhjeve...

10:16 09/05/2025
Para
Rama publikon foton nga avioni në Ankara, zbulon sektorët e bashkëpunimit Shqipëri-Turqi

Rama publikon foton nga avioni në Ankara, zbulon sektorët e bashkëpunimit Shqipëri-Turqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

17:48 09/05/2025
Artan Hoxha: Si ia zunë vendin Ndranghetës në Ekuador bosët shqiptarë të krimit

Një person u mor peng për konflikt politik, Hoxha: SPAK dështoi

16:09 09/05/2025
Tre burgime të përjetshme për vrasësin e grave, Dan Hutra

Tre burgime të përjetshme për vrasësin e grave, Dan Hutra

15:44 09/05/2025
Dy ditë para zgjedhjeve/ Qeveria fal të gjitha gjobat e vendosura që nga viti 2015

Dy ditë para zgjedhjeve/ Qeveria fal të gjitha gjobat e vendosura që nga viti 2015

15:17 09/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.