Skip to content
Aktualitet

PS e ‘dëshpëruar’ për një mandat tjetër/ Fushatë elektorale dhe me personat me aftësi të kufizuar

· 2 min lexim

Në ‘dëshpërim’ për një mandat të tret, Partia Socialiste ka nisur propagandën në prag fushate edhe me personat me aftësi të kufizuar.

Në prani të kamerave, Kreu i grupit parlamentar të PS-së,Taulant Balla ka qenë në banesën e 12 vjeçarit Mateo Shuli.

Shtëpia e familjes Shuli në Kusarth ishte dëmtuar nga një stuhi dhe ishte thuajse e pabanueshme.

Balla premtoi rikonstruksionin e saj dhe me ndihmën e disa sipërmarrësve tashmë Mateo dhe familja e tij kanë një banesë në kushte optimale. Balla nuk i fshehu emocionet për faktin që dëshira e djalit, për të jetuar si gjithë të tjerët u plotësua.

Ai tha se detyra e qeverisë është t’u garantojë kushte të barabarta mësimi dhe zhvillimi të gjithë fëmijëve. Shtëpia e familjes Shuli tashmë do të mobilohet ndërsa Balla bëri një paralelizëm.

“Kjo është arsyeja që Partia Socialiste kërkon mandatin e tretë. Shqipërinë e ndërtuam, njësoj si shtëpinë tuaj, tashmë duhet ta mobilojmë atë.”, u shpreh deputeti socialist.

Por për të arritur të gjitha këto, numri dy i PS tha se nuk ka kohë për gjumë e llafe, por puna duhet të vijojë çdo ditë.

Balla gjithashtu falenderoi edhe gazetarët e Elbasanit që u bënë zëri i familjes Shuli dhe mbështetën Mateon në kauzën e tij të drejtë.