Skip to content
Të Gjitha

Protestuesit te Policia e Tiranës, reagon Lleshaj

· 1 min lexim

Ka reaguar ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, pas grumbullimit të protestuesve para Drejtorisë së Policisë.

Ministri Lleshaj, në postimin e tij e tij në Twitter thekson se protesta të tilla mund të sjellin vetëm një rezultat, pengesën në luftën ndaj krimit.

“Ftoj qytetarët që të mbështesin Policinë e Shtetit në luftën e përbashkët kundër krimit për një Shqipëri normale. Mirënjohje për dinjitetin dhe përkushtimin e punonjësve të PSH

Protestat e verbra që godasin deputetë, institucione dhe policë, sjellin vetëm një rezultat. Ato pengojnë shumë policë që të merren me detyrën e tyre kryesore, që është lufta kundër krimit.”-shkruan Lleshaj.