Skip to content
Bota

Protestuesit iranianë hakerojnë televizionin shtetëror, ja çfarë shfaqet (Video)

· 2 min lexim

Teksa vazhdojnë protestat për 23-vjeçaren Mahsa Amini nga Kurdistani, lajmet e fundit në televizionin shtetëror iranian u ndërprenë nga një sulm kibernetik nga ana e protestuesve, raporton BBC.

Kujtojmë që 23-vjeçarja ra në komë dhe më pas vdiq pasi që në Teheran u arrestua nga policia e moralit, pasi nuk mbante shami në kokë.

Një maskë e ngjashme me ato të grupit të hakerëve Anonymous u shfaq në ekran, transmeton Telegrafi.

Pas kësaj, një foto e liderit iranian Ali Khamenei, u shfaq me një objektiv të kuq në ballë dhe fotografive e grave që vdiqën në protesta.

Ndërprerja e programit zgjati vetëm pak sekonda.

Theksojmë se grupi që hakoi programin e lajmeve është Adalat Ali, përkatësisht “drejtësia e Alit”. Deri te ndërprerja e programit erdhi, pasi që të paktën tre persona u vranë gjatë përleshjeve me policinë.

Në ekran shkruante “bashkohuni me ne dhe ngrihuni” dhe “gjaku i rinisë tonë po rrjedhë nga duart e juaja”. Ndërprerja e programi zgjati vetëm pak sekonda.

Kujtojmë që Mahsa Amini, 23-vjeçarja nga Kurdistani, ra në komë dhe më pas vdiq pasi që në Teheran u arrestua nga policia e moralit, pasi nuk mbante shami në kokë.

Vdekja e saj sa ishte në paraburgim shkaktoi trazira në disa rajone, përfshirë kryeqytetin – Teheranin.