Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Protestat kërkojnë largimin e tij, Rama vazhdon të fajësojë qytetarët për turizmin

09:52 14/06/2026
Reading Time: 3 min lexim

Teksa protestat masive në vend vijojnë me thirrje për largimin e tij, kryeministri Edi Rama ka vazhduar narrativën kundër qytetarëve të mbledhur në shesh, duke i lidhur tubimet me dëmtimin e turizmit dhe me anulimet e rezervimeve nga turistët e huaj.

Në reagimin e tij, Rama u shpreh se një pjesë e protestuesve janë të shqetësuar për çështjen e Zvërnecit, por sipas tij, pjesa dominante kërkon që gjërat në Shqipëri të shkojnë më keq. Ai tha se protestat dhe presioni publik po krijojnë pasoja për sezonin turistik, duke e cilësuar këtë si një dëm të drejtpërdrejtë për ekonominë.

Kryeministri foli edhe për qytetin e Vlorës, duke pretenduar se shumica atje kërkon zhvillimin dhe se nuk ka protesta masive kundër projekteve. Megjithatë, ai pranoi se shqetësimi për dëmtimin e turizmit është prezent edhe te bizneset, duke përmendur hotelet dhe baret.

“Edhe ndër ata që protestojnë, një pjesë duan që gjërat të shkojnë më mirë dhe janë të shqetësuar për Zvërnecin, por pjesa dominante, siç duan të shkojnë gjërat më keq, shkojnë gjërat për Shqipërinë. Vlora masivisht atje e do zhvillimin dhe nuk ka protesta. Dua të ndalem te një simptomë problematike që po forcohet: anulimet e turistëve të huaj për sezonin. Nuk mund të dalë e ta përdorë këtë që thuhet: do të ndalosh protestën se të dogj shpirti për turizmin. Në Vlorë kanë ende 95 për qind e atyre që zotërojnë hotele e bare që i janë bashkuar protestës, duke kërkuar që turizmi të mos dëmtohet, se është dëm i drejtpërdrejtë për ekonominë familjare e kombëtare.

Nëse ka protesta për të penguar Shqipërinë nga të katërta anët, kjo është një axhendë jo e re. Është përdorur edhe këtu nga molotovarët; dëmi patjetër do të jetë i madh dhe i panevojshëm. Një tjetër simptomë është bullizmi ndaj njerëzve në rrjetet sociale. Kam parë sesi një këngëtar si Ylli Limani e kanë masakruar me sharje dhe kërcënime për të anuluar koncertin. Kjo po ndodh me shumë njerëz që kanë një opinion tjetër dhe marrin të shara e kërcënime.

Në këtë mozaik, ku ka njerëz nga të gjitha rrugët e jetës, ka një frymë fashiste. Kjo nuk ka nevojë për uniforma dhe armë; është fryma që thotë se Shqipëria është e shqiptarëve. Këto simptoma lidhen me dy gjëra të panegociueshme: nevoja për rritje ekonomike, me më shumë të ardhura, dhe turizmi është një burim i rëndësishëm. Por nëse kjo vazhdon, nuk do të jetë një sezon i suksesshëm; do të jetë një sezon i sabotuar nga vetë ne. Është e patolerueshme që një grup njerëzish, parti apo konglomerat partish t’i imponohen pjesës tjetër. Kjo është fashiste,” tha Rama.

Deklaratat e Ramës vijnë në një moment kur protestat janë përshkallëzuar në pjesëmarrje dhe në tone, ndërsa qytetarët kundërshtojnë projektet në zona të ndjeshme dhe kërkojnë llogaridhënie nga qeveria. Në vend që të reflektojë mbi arsyet që kanë nxjerrë njerëzit në rrugë, Rama ka zgjedhur të vendosë sërish protestuesit në qendër të fajit, duke i paraqitur si rrezik për ekonominë dhe sezonin turistik.

Të tjera

Tronditet Tirana, efektivi 30-vjeçar i Rrugores dyshohet se i dha fund jetës me armën e shërbimit, la pas vajzën 8-vjeçare
Aktualitet

Tronditet Tirana, efektivi 30-vjeçar i Rrugores dyshohet se i dha fund jetës me armën e shërbimit, la pas vajzën 8-vjeçare

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës në zonën e Freskut në...

11:02 14/06/2026
“Çoni lokacionin!” Protestuesit ironizojnë Ramën: Nuk u zinte besë as të tijve
Aktualitet

“Çoni lokacionin!” Protestuesit ironizojnë Ramën: Nuk u zinte besë as të tijve

“Çoni lokacionin!” Kjo ishte një nga batutat që u dëgjua dje mes protestuesve, të cilët ironizuan kryeministrin Edi Rama për...

08:58 13/06/2026
Para
Tronditet Tirana, efektivi 30-vjeçar i Rrugores dyshohet se i dha fund jetës me armën e shërbimit, la pas vajzën 8-vjeçare

Tronditet Tirana, efektivi 30-vjeçar i Rrugores dyshohet se i dha fund jetës me armën e shërbimit, la pas vajzën 8-vjeçare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Tronditet Tirana, efektivi 30-vjeçar i Rrugores dyshohet se i dha fund jetës me armën e shërbimit, la pas vajzën 8-vjeçare

Tronditet Tirana, efektivi 30-vjeçar i Rrugores dyshohet se i dha fund jetës me armën e shërbimit, la pas vajzën 8-vjeçare

11:02 14/06/2026
Protestat kërkojnë largimin e tij, Rama vazhdon të fajësojë qytetarët për turizmin

Protestat kërkojnë largimin e tij, Rama vazhdon të fajësojë qytetarët për turizmin

09:52 14/06/2026
“Çoni lokacionin!” Protestuesit ironizojnë Ramën: Nuk u zinte besë as të tijve

“Çoni lokacionin!” Protestuesit ironizojnë Ramën: Nuk u zinte besë as të tijve

08:58 13/06/2026
Arta Dade refuzon ftesën e Ramës për 35-vjetorin e PS: PS është zaptuar, socialistët janë në protestë

Arta Dade refuzon ftesën e Ramës për 35-vjetorin e PS: PS është zaptuar, socialistët janë në protestë

16:56 12/06/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.