Skip to content
Aktualitet

Protesta para Kryeministrisë, qytetarët djegin maskat. 3 të rinj shoqërohen në Polici

· 1 min lexim

Një protestë para Kryeministrisë është mbajtur ditën e sotme. Rreth 50 persona që kundërshtojnë vendimin e qeverisë për mbajtjen e detyruar të maskës edhe në ambientet e hapura, janë mbledhur për të shprehur protestën e tyre.

Pavarësisht kësaj proteste, Policia ka shoqëruar 3 të rinj në komisariat. Ndërkohë, personat e pranishëm kanë hedhur maskat e tyre në një kosh me flakë duke i djegur në shenjë proteste ndaj udhrit të ri të qeverisë.

“Kjo është vrasje, kjo është vdekje. Kjo është faza e fundit e axhendës për shpopullimin e shqiptarëve. Kjo tani është ndarja, këtu merr fund. Maskat janë hapi i parë për të demonstruar nënshtrimin. Koncepti është që ajo maskë është fillimi, vazhdimi është ky”, tha avokati Altin Goxhaj.

/GazetaReforma.com/