Skip to content
Të Gjitha

Protesta/ Opozitarët e rinj betohen në Kuvend

· 1 min lexim

4 deputetët në listat e LSI janë betuar sot në seancën e Parlamentit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi t’i japë mandatin e deputetit kandidatit Edmond Abazi, duke zëvendësuar në këtë mënyrë ish-deputetin e LSI-së Endrit Braimllari.

Po ashtu KQZ i ka dhënë mandatin dhe znj. Aurora Marës nga lista e kandidatëve për deputetë të LSI-së e cila zëvendëson ish-deputetin e Dibrës Përparim Spahiu.

Enver Roshi në qarkun e Elbasanit po kështu do të jetë deputet i LSI-së në Kuvend, në vend të Edmond Haxhinastos.

Një tjetër kandidat në listën shumë emërore të LSI-së është edhe Ylli Shehu.