Skip to content
Politikë

Protesta në Lungomare, Rama: Nga 20 korriku, pas orës 23:00, kush do të kërcejë le të dalë në natyrë!

· 2 min lexim

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka reaguar lidhur me protestën e pronarëve të lokaleve në Lungomare, të cilët kërkojnë shtyrjen e orës policore. Kryeministri thotë se Lungomare s’ka muzikë po ndotje akustike të tmerrshme ku përzihen dhjetëra linja burime menjëherë.

Gjithashtu Rama ka thënë se nga dita e nesërme, lejimi i muzikës do të jetë deri në orën 23:00, dhe të gjithë ata që duan të këndojnë dhe të kërcejnë përtej kësaj ore, bëjnë mirë që të organizohen në natyrë.

Postimi i plotë i Ramës: 

Protestë në Lungomare për muzikën?

1.Lungomare s’ka muzikë po ndotje akustike të tmerrshme ku përzihen dhjetëra linja burime menjëherë

2.E drejta e atyre që duan zhurmë muzikore tërë natën nuk fiton dot mbi t? drejtën e atyre që natën duan zhurmën e detit

3.Siç është lajmëruar, nga data 20 korrik muzika do të ndalet në 23.00 në çdo zonë turistike të banuar dhe kush do të kërcejë e të këndojë tërë natën po të dojë, le të organizohet në natyrë, në pika ku nuk shqetëson njeri – si në tërë botën e civilizuar turistike.

Kujtojmë se prej disa ditësh në Vlorë dhe jo vetëm bizneset e lokaleve kryesisht, kanë kërkuar që të zgjatet orari i lejuar për muzikën, pasi sipas tyre kjo e dëmton ndjeshëm punën e tyre, pasi turistët nuk preferojnë që të qëndrojnë në lokale sa kohë që nuk ka muzikë. Gjithashtu ditën e sotme në protestë dolën edhe bizneset e Lezhës, për të njëjtën arsye.