- Reklamë -spot_img
13.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetProtesta në ditën e samitit të BE me Ballkanin Perëndimor në Tiranë,...

Protesta në ditën e samitit të BE me Ballkanin Perëndimor në Tiranë, Berisha thirrje studentëve dhe nxënësve të bashkohen

- Reklamë -spot_img

Kreu i PD, SAli Berisha ka njoftuar se protesta e 6 dhjetorit do të jetë një protestë paqësore. Kujtojmë se në këtë datë në Tiranë mbahet edhe samiti i BE-së për ballkanin Perëndimor . “Falenderoj BE-në që me deklaratën e djeshme u dëshmoi shqiptarëve se ata vijnë këtu për mbështetjen e popullit shqiptar, vijnë këtu për mbështetjen e demokracisë në Shqipëri. Kanë përzgjedhur Tiranën edhe për qëllimet e tyre gjeostrategjike. Thirrja dhe kërkesa që liritë dhe të drejtat e qytetarëve të respektohen ishte përgjigjja më e shkëlqyer që morën Rama dhe tellallët e tij të cilët me reagimin e tyre të tmerruar nga protesta, të krijonin përshtypjen se në Tiranë nuk po mblidhen kryeministra dhe presidentë të vendeve të lira, por po mblidheshin diktatorët e gjithë botës. Kjo mori përgjigje përfundimtare”, tha Berisha.

Berisha shtoi: “Garantoj dhe siguroj që PD vendosmërisht përcaktohet për një tubim i cili ka synim më madhor paraqitjen e të vërtetave të shqiptarëve në mënyrë dinjitoze, civile dhe ka padiskutim në konsideratë të plotë garancinë e sigurisë të miqve që vijnë, respektin e hekurt dhe rigoroz të rregullave të mikpritjes shqiptare. Thirrja ime për çdo shqiptar është të dalim atë ditë të protestojmë për të dëshmuar përkushtimin tonë jetik ndaj vlerave europiane, vlera të cilat në këto 8 vite kanë bjerrur, janë deformuar dhe deri diku zhdukur nga regjimi i narkoshtetit. Është e martë, është ditë pune, ora 12, por sakrifica ia vlen. Unë kam besim se do jenë të pranishëm. Ftoj nxënësit e shkollave që atë ditë t’ia kushtojnë të ardhmes së tyre evropiane, ftoj studentët e tyre nga mbarë vendi, të mblidhen në Tiranë. Është një rast unik, i papërsëritshëm, që ne të shprehim mbështetjen tonë të fuqishme për vlerat evropiane. Janë kaq në rrezik në Shqipëri.”

- Reklamë -spot_img

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj