Protesta/Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj: Të hetohen përgjegjësit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në konferencë për shtyp në lidhje me protestën e djeshme doli dhe Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj. Në konferencë Gjonaj u shpreh se protesta po përdoret për qëllime politike, ndërsa inkurajoi organet përgjegjëse të bëjnë drejtësi.

“Është e papranueshme dhuna në çdo lloj proteste. Misioni kushtetues i partive duhet të jetë ndikimi në jetën e vendit me mjetet demokratike.

Shqiptarët panë dhe kuptuan se nuk janë protesta për qytetarët, por për qëllime politike. Qëllimi i tyre tashmë është i ditur kërkohet me doemos destabilizmi i vendit.

Kjo është e qartë për të gjithë, në këto akte dhune dëmtohet Shqipëria duke e penguar të ecë në rrugën drejt BE-së. Nxisim organet të hetojnë dhe të vënë para drejtësisë përgjegjësit.

Këto e dëmtojnë Shqipërinë edhe në sytë e shteteve të tjera, por jemi të vendosur të mos luajmë me fatin e shqiptarëve,” – deklaroi ndër të tjera Gjonaj.

Shpërndaje
Share.

Komento